Joan Laporta ka prekur pikën e dobët të tifozëve të Barcelonës.
Kandidati për postin e presidentit të Barcelonës, ka thënë se do të dëshironte rikthimin e Guardiolas në ‘Camp Nou’.
Ish presidenti i katalanëve ka thënë se shpreson që ai mund ta bëjë një rikthim të trajnerit që tashmë drejton Manchester City.
“Po punoj që ta prezentoj veten si kandidat për president. Unë kam qenë president më herët dhe jam i emocionuar të kthehem. Situata në 2121 do të jetë dramatike dhe duhet ta kthejmë. Po punoj me njerëzit tek të cilët kam besim”, ka thënë Laporta, transmeton lajmi.net.
“Unë do të doja shumë që Guardiola të kthehej, por ai tani është te Man City dhe është një vendim që Pep duhet ta marrë. Ai është një ikonë për Barcën dhe shumë katalanë do të donin që ai ta stërviste Barcën përsëri”, ka shtuar ish presidenti i Barcës.
“Në kohën e duhur, unë do të flas me personin që mendojmë se duhet të jetë trajner i Barcës në vitin 2021”, ishin fjalët e Laporte për ‘TV3’.
Pep Guardiola drejtonte ‘skuadrën e artë’ të Barcelonës, e cila fitonte gjashtë trofe në një sezon. Rikthimi i tij është ëndërr për shumicën e tifozëve të Barcës.
A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim