Britaniku Lando Norris fitoi sot në Hungari në pistën ikonike të Hungaroringut, ku u zhvillua gara e 14-të e këtij sezoni dhe e fundit para pushimeve verore.
Pozicioni i dytë i shkoi shokut të tij të skuadrës, Oscar Piastri, ndërsa vendi i tretë në podium u mor nga George Russell nga Mercedes
Charles Leclerc nga Ferrari kaloi vijën e finishit në vendin e katërt pavarësisht pozicionit të parë para garës.
Leclerc pati një nisje të shkëlqyer sot dhe e ruajti kryesimin, ndërsa humbësi më i madh ishte Norris, i cili u kalua nga Russell dhe Alonso dhe ishte i pesti në fillim të garës.
Norris u ankua për gomat në xhiron e 18-të, ndërsa Piastri hyri në pistë me qëllim që të përpiqej ta kalonte Leclerc duke hyrë më herët. Megjithatë, në xhiron tjetër, Leclerc hyri në pistë dhe doli përpara Piastrit.
Dhjetë xhiro më vonë, Leclerc u ankua në radio se diçka nuk shkonte me makinën dhe se me këtë ritëm do ta humbiste garën. Ai hyri përsëri në pistë në xhiron e 40-të, Piastri e bëri këtë në të 46-tin, kështu që Norris mori kryesimin.
Piastri e kaloi Leclerc në xhiron e 51-të, dhe Leclerc shpejt konfirmoi prishjen e Ferrarit në radio. Tetë xhiro nga fundi, Leclerc humbi gjithashtu vendin e tretë pasi Russell e kaloi atë.
Norris dhe Piastri më pas krijuan dramë në fazat e fundit të garës, dhe pas një beteje të ashpër, fitorja përsëri i shkoi britanikut.
Djali i Thaçit falënderon Ramën për vizitën në Hagë: Ju na d...
Oda Ekonomike e Kosovës kundërshton ndërhyrjen në çmimet e k...
Vdes çetniku serb Slavko Aleksiq, simbol i rrethimit famëkeq...
ZRRE-ja vendos ta zbatojë vendimin e Supremes për liberalizi...
KQZ: 88% e pakove me fletëvotime janë dorëzuar te votuesit j...
Shfuqizohet kufizimi kohor për kompensimin e udhëtimeve zyrt...