Portieri legjendar i Juventusit edhe Italisë, Gianluigi Buffon, ka njoftuar se të shtunën do të jetë ndeshja e fundit e tij.
Një jetë mes katër shtyllave, Gigi po i jep fund një gjenerate portierësh të kryesuar nga po ai vetë.
“ Të shtunën do të jetë ndeshja ime e fundit. Isha i lumtur që këto vite i ndava me shumë njerëz. Ishte një udhëtim i bukur. Faleminderit edhe Juventusit. Në 2001-shin ata morën një talent, por ai talent u shndërrua në kampion. Dua t’iu them se kam shumë oferta. Për në fushë dhe jashtë saj. Do të mendohem dhe javën tjetër do të marr një vendim. Ju njoftoj gjithashtu se kapiteni i ri i ekipit do të jetë Giorgio Chiellini”, kanë qenë fjalët e intervistës së lamtumirës së Buffonit.
Ai arriti të fitonte një Kupë Bote me Italinë në 2006, shumë tituj me Juventusin, por nuk ia doli të fitonte Ligën e Kampionëve.
UEFA sqaron pse nuk u dha penallti në rastin e Ezes
Barcelona në ndjekje të talentit të PSG-së
Begaj në 75-vjetorin e Aviacionit Ushtarak: Nga transformimi...
Thellohen përplasjet mes SHBA-së dhe Gjermanisë
Publikohet formacioni i javës në Ligën e Kampionëve
Tetë të lënduar në një aksident në Gllarevë