Frank Lampard është i impresionuar nga personalitetin e Hakim Ziyech që kur u transferuar te Chelsea në këtë verë nga Ajaxi.
Lojtari 27-vjeçar iu bashku The Blues për shumën e 40 milionë eurove nga skuadra holandeze, derisa para pak ditësh bëri debutimin në Ligën Premier dhe në Ligën e Kampionëve.
Ziyech kishte pësuar lëndim në miqësoren ndaj Brightonit para se të fillonte edicioni, duke u rikthyer në skuadër para pak ditësh.
Lampard ka thënë se marokeni është një lojtar që çdo kush do ta ëndërronte ta kishte në skuadër, pasi stili i tij i lojës është i veçantë.
“Më pëlqen shumë personaliteti i tij”, ka thënë Lampard në konferencë për media.
“Kisha një bisedë me të në momentin që u transferua te ne dhe mbeta i befasuar nga personaliteti i tij”.
“Vetëbesimi që ka përbrenda flet shumë për të dhe ne na duhen këso lojtar që kanë personalitet dhe mentalitet fitues”.
“Hakim mund të luajë edhe si numri dhjetë, nëse unë ia kërkojë atij, gjë që është fantastike. Është një mrekulli të punosh me një lojtar si ai”, ka shtuar më tej Lampard.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...