Lamine Yamal ka pasur një nga paraqitjet më të mira të tij, derisa shkëlqeu në fitoren e Barcelonës 0-4 në udhëtim te Real Madridi.
Talenti spanjoll shënoi një gol të shkëlqyer me këmbën e djathtë, gjë që ishte befasi pasi këmba e majtë është arma e fortë për të.
17-vjeçari ka folur pas ndeshjes, duke thënë fillimisht se ai ka edhe një këmbë të djathtë që e përdorë kur është e nevojshme.
“Ndoshta lojtarët e Real Madridit nuk e dinin që edhe unë kam këmbën e djathtë”, tha Lamal duke qeshur.
“Kështu që unë duhet ta përdor atë kur është e nevojshme, si sonte”, deklaroi ylli spanjoll.
Tutje anësori fantastik i Barcelonës ka thënë se besojnë se Barcelona është ekipi më i mirë në botë dhe ata e dëshmuan këtë në El Clasico.
“Ne besojmë se jemi ekipi më i mirë në botë. Ata thanë se ne po mposhtnim vetëm skuadra normale… tani ne mundëm Real Madridin 4-0 në shtëpinë e tyre”.
“Ne kemi dëshmuar se mund të mposhtim këdo”, deklaroi sulmuesi i talentuar spanjoll. /Telegrafi/
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit
Burri raporton në polici se gruaja e tij është larguar nga s...
Të fjeturit më pak se gjashtë orë gjumë, rrit rrezikun e dem...
Dëmtimi i varrezës së Astrit Deharit, policia jep detaje
Përdorimi i telefonave, shkaktari kryesor i aksidenteve
Reshjet e para të dëborës mbulojnë Washingtonin