Nuk ka vend për Wayne Rooneyn në listën e të ftuarve të Gareth Southgate për ndeshjen e ardhshme kualifikuese.
Kapiteni i kombëtares së Anglisë, Wayne Rooney është lënë jashtë për ndeshjen me Lituaninë në kualifikimet për Botërorin ‘Rusi 2018’ si dhe për miqësoren ndaj Gjermanisë që zhvillohet pak ditë më pas.
Arsyen pse sulmuesi i Manchester United nuk është ftuar në kombëtare, e ka sqaruar trajneri Gareth Southgate, duke i lënë fajin minutave të pakta që Rooney ka pasur në dispozicion muajt e fundit.
“Kam folur me Wayne i cili pritet të kthehet nga lëndimi këtë javë”, ka deklaruar Southgate.
“Nuk është vetëm lëndimi arsye pse nuk e kam ftuar Rooneyn për këto ndeshje, pasi që të gjithë e dimë sa ka luajtur ai në krahasim me lojtarët që kanë marrë ftesë dhe kjo më ka shtyrë të merrja këtë vendim”, ka përfunduar ai.
Kjo është lista e plotë e lojtarëve të ftuar nga Southgate:
Portierë: Joe Hart, Fraser Forster, Tom Heaton.
Mbrojtës: Ryan Bertrand, Gary Cahill, Nathaniel Clyne, Phil Jones, Michael Keane, Luke Shaw, Chris Smalling, John Stones, Kyle Walker.
Mesfushorë: Dele Alli, Michail Antonio, Ross Barkley, Eric Dier, Adam Lallana, Jesse Lingard, Jake Livermore, Alex Oxlade-Chamberlain, James Ward-Prowse.
Sulmues: Nathan Redmond, Raheem Sterling, Jermain Defoe, Marcus Rashford, Jamie Vardy.
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...