Fundjava rezultoi fantastike për Qazim Laçin, i cili, edhe pse në rolin e mesfushorit, ka një marrëdhënie të mirë me golin.
Qazimi gjeti rrugën e rrjetës me fanellën e Spartës së Pragës në duelin ndaj Ceske Budejovice të vendit të fundit.
Laçi zhbllokoi sfidën në minutën e 64-t, ku, pas asistit të Panak, goditi saktë në hyrje të zonës, duke përshëndetur rrjetën. Ky gol i dhuroi avantazhin Spartës së Pragës, që 11 minuta më vonë shënoi edhe të dytin me Zeleni.
Ky ishte goli i dytë në kampionat për Qazim Laçin, i cili është aktivizuar 19 ndeshje si dhe ka regjistruar edhe 3 asiste. Ndërkohë një episod tjetër gjatë kësaj ndeshjeje, ishte po me futbollistin e Kombëtares.
Në minutën e 83-të, Laçi realizoi edhe golin e dytë personal, por që më pas u anulua nga VAR-i për faull ndaj portierit kundërshtar, i cili për një çast humbi edhe ndjenjat në fushë, pas përplasjes me futbollistin Kuçta.
Falë kësaj paraqitje mesfushori kuqezi është përfshirë në formacionin e javës në Ligën e Parë të Çekisë, me notën më të lartë 9.2.

Numërohen mbi 40% e vendvotimeve- këto janë pesëshet më të v...
Turqia arreston mbi 350 të dyshuar, si pjesë e një operacion...
IKSHPK jep këshilla për mbrojtje nga gripi sezonal
Arrestohet një 42-vjeçar në Prishtinë për vjedhje të rëndë
Basha: Në Ditën e Veteranëve kujtojmë sakrificën e familjes ...
Postimi prekës i burrit që humbi gruan në aksident, vetëm nj...