Kombëtarja shqiptare luan një sfidë të rëndësishme të shtunën mbrëma në “Arenën Kombëtare”, ku do të përballet me Serbinë.
Tashmë kuqezinjtë kanë filluar zyrtarisht grumbullin dhe gjatë ditës së sotme në konferencë për media ka dal Qazim Laçi së bashku me Elseid Hysajn, shkruan Arbresh.info.
Laçi fillimisht tha se këtë ndeshje do të mundohen ta marrin si profesionist dhe të mos emocionohen nga njerëzit jashtë.
“Kemi një ndeshje shumë të fortë, luajmë brenda në shtëpi, nuk është njëra apo tjetra skuadër e favorizuar, jemi të barabartë dhe do të duket brenda në fushë. Ne do të përgatitemi nga ana jonë për fitoren, ajo ka rëndësi për momentin. Do të mundohemi ta marrim ndeshjen si profesionistë dhe mos emocionohemi aq shumë si njerëzit jashtë. Është gjë e mirë kjo, se dhe ne në fushë mund të japim më shumë”, tha fillimisht ai.
Tutje ai foli për tifozët dhe aspektin fizik të kombëtares.
“Besoj tifozët do të jenë gjithmonë pas nesh, siç kanë qenë gjithmonë. Patjetër është ndeshje shumë e veçantë, vetëm duhet me pas kujdes. Tifozët në gjithë këto vite që jam këtu nuk kanë bërë asnjëherë gjëra të këqija. Besoj do të jenë korrektë. I presim në stadium, na ndihmojnë dhe mbështesin sa më shumë”.
“Nga ana fizike të gjithë lojtarët do të përgatitemi mirë, por mentalisht besoj do të jetë më e rëndësishme. Fizikisht shumë lojtarë nuk do të jetë e lehtë të jenë në nivelin e duhur, por nga ana e mentalitetit duhet të jesh aty dhe këtë do ta tregojmë. Kur je mentalisht i fortë, ndihmon edhe trupin të jesh fizikisht mirë”, vazhdoi ai.
Më tej ai foli për shanset e Shqipërisë për ta fituar ndeshjen me Serbinë.
“Kemi një shans të madh sepse e luajmë në shtëpinë tonë. Kjo do të jetë forca jonë, besoj. Nga minuta e parë duhet të futemi me mendimin për të fituar ndeshjen, emocionet t’i lëmë jashtë. Duhet të punojmë në stërvitje, disa gjëra që kemi biseduar me trajnerin shpresoj të dalin edhe në fushë”.
“Nuk ka rëndësi, jemi profesionistë, do të merremi në aspektin e futbollit. Është gjë e mirë që kemi ndeshje në shtëpinë tonë, do të kemi mbështetjen e tifozëve, do të mundohemi të japim maksimumin për tre pikëshin që do të jetë i rëndësishëm dhe për kualifikimin në Botëror”, potencoi Laçi.
Për fund, Laci theksoi se lojtarët kanë mentalitet dhe zemër për ta fituar këtë sfidë.
“Nuk besoj që ekipit kombëtar i mungon zemra. E kemi treguar gjithmonë. Lojtarët kanë edhe mentalitetin dhe zemrën për ta fituar këtë ndeshje”.
“Për mendimin tim nuk kemi pasur asnjëherë ndeshje të lehtë. Duhet me pas gjithmonë në mendje që kemi dy ndeshje. Nuk është vetëm ndeshja me Serbinë, edhe me Letoninë. Një fitore me Serbinë duhet të lidhet me fitoren në Letoni dhe do të jetë aq më mirë për të gjithë”, u shpreh Qazim Laçi.
Ndeshja me Serbinë është e treta për kuqezinjtë në këtë kampanjë kualifikuese për Botëror, pas humbjes me Anglinë 2-0 në “Ëembley Stadium” dhe fitores me Andorrën 3-0 në “Arenën Kombëtare”./Arbresh.info
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën