Manchester United raportuar se ka vendosur transferimin e Alexandre Lacazettes si alternativë nëse dështojnë në garën për Alvaro Moratan.
Arsenali ende udhëheq garën për sulmuesin e Lyonit dhe klubi francez është duke kërkuar rreth 50 milionë funta për sulmuesin e tyre, transmeton portali arbresh.info. Por, ‘L’Equipe’ raporton që Manchester United është njëri nga klubet e mëdha si Chelsea, Liverpooli, Atletico Madridi dhe Borussia Dortmundi, që është duke kërkuar nënshkrimin me Lacazetten.
Lexo edhe: Zbulohet kush e orkestroi largimin e Cristiano Ronaldos nga Real Madridi
Manchester United është shumë afër transferimit të Alvaro Moratas, por mësohet se ata janë gjithashtu në kontakt të vazhdueshëm me reprezentuesit e Lacazettes rreth një transferimi të mundshëm në Old Trafford.
Lojtari ishte në prag të transferimit te gjiganti spanjoll Atletico Madrid, por gjithçka dështoi për shkak të ndalesës për gjashtë muaj të vendosur nga FIFA te skuadra në La Liga./arbresh.info

51-vjeçar gjendet pa shenja jete në Bellanicë të Malishevës,...
Lewa drejt largimit nga Barcelona? Juventusi në “pole positi...
Haxhiu nxjerr vendimin për zgjedhjet, KQZ obligohet t’i orga...
KQZ diskuton me zyrtarët komunalë për sfidat e zgjedhjeve
Fitore e madhe e Ballkanit ndaj Drenices, Ferizaj mposhtet d...
Arrestohet personi që dyshohet se po kultivonte kanabis në M...