
Kylian Mbappe
Bernardo Silva pohon se Kylian Mbappe është i pavendosur rreth të ardhmes në Monaco.
Silva, i cili kaloi në radhët e Manchester Cityt prej Monacos, pohoi se Mbappe për momentin është i lumtur në skuadrën kampione franceze.
“Të jem i sinqertë, mendoj se as ai (Mbappe) nuk e di nëse do të qëndrojë apo do të largohet. Ai është lojtar fantastik që ka qenë i pabesueshëm në pjesën e dytë të sezonit. Mendoj se është i lumtur te Monaco, por nëse shkon të luajë në një klub të madh do të jetë mirë për të”, ka thënë Silva.
Mbappe është një nga lojtarët më të kërkuar në afatin kalimtar të verës, gjersa kërkohet prej Real Madridit, PSG, Arsenalit dhe shumë skuadrave tjera.
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...