Kylian Mbappe është tërhequr nga skuadra kombëtare e Francës për shkak të një problemi me lëndim që i është rikthyer.
Mbappe do t’i mungojë skuadrës së të tij kombëtare në ndeshjen në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 kundër Islandës të premten dhe kundër Turqisë të hënën, transmeton portali arbresh.info.
“Pasi ka folur me lojtarin, i cili ishte duke ndjekur një protokoll të rikuperimit që nga e hëna, dhe me doktorin e skuadrës franceze Franck Le Gall, Didier Deschamps [trajneri i Francës] ka vendosur për të kthyer lojtarin te klubi i tij – Paris Saint Germaini”, thuhet në një deklaratë nga Federata e Francës.
“Kylian Mbappe do të largohet nga Clairefontaine mëngjesin e së mërkurës. Stafi i skuadrës kombëtare të Francës i uron Kylianit rikthim të shpejtë”
Sulmuesi i Borussia Monchengladbach, Alassane Plea është ftuar në vend të Mbappes./arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...