Kylian Mbappe raportet se i ka premtuar Monacos se nuk do të largohet nga klubi këtë verë pa marrë parasysh ofertën.
Real Madridi, Manchester United, Manchester City dhe Arsenali besohet se kanë vendosur në tavolinë oferta mbi 100 milionë funta për sensacionin e futbollit, transmeton portali arbresh.info.
Mbappe është njëri nga sulmuesit më të kërkuar në Evropë pas 26 golave në të gjitha kompeticionet në sezonin e tij të parë si startues.
Reprezentuesi i Francës ka shkëlqyer gjatë paraqitjeve të Monacos në UEFA Ligë të Kampionëve , ku eliminuan Manchester Cityn dhe Borussia Dortmundit.
Mbappe thuhet se do të takohet me hierarkinë e klubit menjëherë pas detyrës me skuadrën kombëtare të Francës. 18-vjeçari do të negociojë vazhdimin e kontratës me klubin, i shoqëruar me prindërit e tij.
Gazeta franceze ‘Le Parisien’ pretendon se Monaco dhe Mbappe janë të vendosur të dy për të vazhduar së bashku për të paktën edhe një sezon./arbresh.info
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit