Meqenëse ndeshjet në kampionate janë ndërprerë për një kohë, statistika të ndryshme kanë filluar të shfaqen në lidhjet takimet e zhvilluara deri tani.
Sipas një statistike befasuese të zbuluar nga WhoScored, Milot Rashica bazuar në një kriter të caktuar qëndron menjëherë pas superyllit të PSG-së, Kylian Mbappes, shkruan portali arbresh.info.
Rashica me një përqindje prej 4.4 është lojtari i dytë nën moshën 23-vjeçare me më së shumti goditje drejtë portës brenda 90 minutave lojë.
Forma e tij ka bërë që anësori kosovar, i cili është shfrytëzuar më shumë në pozitën e sulmuesit qendror nga Werder Bremeni në ndeshjet e fundit, të jetë menjëherë pas fituesit të Kampionatit Botëror me Francën gjatë vitit 2018 për nga numri i goditjeve të bëra gjatë 90 minutave lojë.
Pas Rashicës janë lojtarët e tjerë të rinj të talentuar si Federico Chiesa, Lautaro Martinez, Luka Jovic, Sandro Ramirez, Kryzstof Piatek, Moussa Dembele dhe Gabriel Jesus.
22-vjeçari ka realizuar shtatë gola gjatë këtij edicioni në Bundesliga dhe ka krijuar një asistim.
Ylli nga Vushtrria pritet të jetë startues në dy takimet e ardhshme të Kosovës – atë kundër Danimarkës të enjten dhe Bullgarisë në fillim të javës tjetër./arbresh.info/
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...