Aventura 22 vjeçare e Arsene Wenger te Arsenal, ka përfunduar zyrtarisht dje me fitoren 0-1 në udhëtim te Huddersfield, me një gol të shënuar nga sulmuesi nga Gaboni, Pierre Emerick Aubameyang.
Edhe pse nuk ka kaluar shumë kohë nga largimi i Wenger, thashethemet për zëvendësimin e tij ka qenë shumë aktuale ditëve të fundit.
Në mediet e huaja është spekuluar për shumë emra, si Patrick Viera, Thierry Henry, Carlo Ancelotti, Max Allegri e Mikel Arteta.
Por, raportimet e fundit nxjerrin favoritin kryesor Mikel Artetan për të marrë drejtimin e Arsenalit, i cili në të kaluarën ka qenë edhe pjesë e kësaj skuadre.
Emri tjetër për të cilin po flitet, është edhe ai i Brendan Rodgers, trajneri të Celtic, i cili në Premierligë ka drejtuar skuadra si Swansea dhe Liverpool
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë