Mbrojtësi i djathtë i FC Porto, Joao Mario, ka arritur në Torino për të finalizuar transferimin e tij te Juventus.
25-vjeçari do të nënshkruajë kontratë afatgjatë me “Zonjën e Vjetër”, në një marrëveshje që përfshin edhe kalimin e Alberto Costas te klubi portugez. Juve pritet t’i fitojë 6 milionë euro dhe bonuse.
Joao Mario do t’i nënshtrohet testeve mjekësore të enjten dhe më pas pritet të zyrtarizohet si përforcim i ri i skuadrës së drejtuar nga Igor Tudor.
I rritur në akademinë e Portos, Joao Mario ka regjistruar 181 paraqitje me ekipin e parë dhe ka fituar dy tituj kampion, katër Kupa të Portugalisë dhe tre Superkupa. Ai gjithashtu ka luajtur në tre ndeshje me Kombëtaren A të Portugalisë.
I gjatë 178 cm dhe i aftë të përdorë të dyja këmbët, Mario zakonisht luan në krahun e djathtë, si mbrojtës krahu apo mbrojtës i avancuar. Sezonin e kaluar realizoi tre asiste në 27 ndeshje në kampionat dhe dy të tjera në Ligës së Evropës. Ai gjithashtu krijoi 10 raste të mëdha dhe kishte një përqindje të pasimeve të sakta prej 83%.
Në Kupën e Botës për Klube 2025, ai dha një asist në tri paraqitje, por Porto u eliminua në fazën e grupeve. Në aspektin mbrojtës, Mario kishte mesatarisht një ndërhyrje dhe 2.9 rikuperime topi për ndeshje.
Fizikisht i qëndrueshëm, ai mungoi vetëm në katër ndeshje gjatë gjithë sezonit për shkak të lëndimeve. /Telegrafi/
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...
Skandali me njehsorët elektrikë, LDK sot mban konferencë për...
Qeveria miraton Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pa...