Ndeshja mes Ulpianës dhe Vllaznisë së Pozheranit në Ligën e Parë Grupi B, zyrtarisht është anuluar, pasi Komisioni i Garave në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës, ka lëshuar vendimin ku bëhet e ditur se kjo ndeshje ishte e kurdisur.
Përballja Ulpiana-Vllaznia ngjalli shumë polemika fundjavën e kaluar, me mënyrën se si Vllaznia shënoi golat, ku pozharanasit fituan ndeshjen 4-3, shkruan Arbresh.info.
Dy skuadrat, kishin lëshuar njoftime duke e mohuar ndonjë kurdisje, mirëpo vendimi i FFK-së, thotë se bazuar në provat që posedojnë, kjo ndeshje ishte e kurdisur, ndërsa dy klubet dhe disa lojtarë janë në procedurë disiplinore dhe dënimi ndaj tyre pritet të ekzekutohet në ditët në vijim.
Më poshtë gjeni vendimin e plotë të FFK-së:


Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...