Sot janë zhvilluar dy ndeshjet e para të gjysmëfinales së Digitalb Kupës së Kosovës në futboll.
Prishtina ka shënuar fitore në cilësinë e vendasit në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë kundër skuadrës së Ligës së Parë, Vushtrrisë, me rezultat minimal 1:0.
Golin e fitores për Prishtinën e shënoi Basid Khalid, në minutën e 19-të, pas harkimit të Drashko Bozhoviq. Rastin e parë në ndeshje e patën vushtrriasit, kur qysh në minutën e dytë Jetmir Topalli doli në pozitë të mirë, por nga afërsia gjuajti mbi portë.
Ndërkohë, Prishtina pati edhe shumë mundësi tjera në pjesën e dytë, por futbollistët e saj nuk u treguan efikas në finalizimin e aksioneve.
Në ndeshjen tjetër, e cila u zhvillua në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj në praninë e një numri të madh shikuesish, Drenica dhe Vëllaznimi barazuan 1:1.
Të parët në epërsi kaluan mysafirët nga Gjakova, me golin e shënuar nga Lorik Rudi, në minutën e 9-të. Ndërkaq, Drenicën nga humbja e shpëtoi Kreshnik Uka, në minutën e 81-të, kur realizoi gol pas asistimit të Abazit.
Gjithçka rreth skuadrave që do ta prekin finalen e Digitalb Kupës së Kosovës mbetet të përcaktohet në ndeshjet e kthimit të cilat zhvillohen më 18 prill në Vushtrri, përkatësisht në Gjakovë./arbresh.info/
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...