Pas fitores së Ekuadorit ndaj Katarit mbrëmë në ndeshjen hapëse të Botërorit, sot do të vazhdojnë të luhen edhe tri ndeshje të tjera të kësaj gare, e cila është më e madhja në futboll.
Me fillim nga ora 14:00, Anglia do ta hapë aventurën e saj në Katar 2022, ndaj Iranit, në kuadër të grupit B, në stadiumin Khalifa, shkruan arbresh.info/
Nga ora 17:00, do të bëhet edhe përmbyllja e ndeshjeve të para në grupin A, ku Senegali pa Sadio Mane do të përballet ndaj Holandës.
Momentalisht, në grupin A, Ekuadori qëndron në vendin e parë pas fitores 0-2 ndaj Katarit.
Ndërkaq, në orën 20:00, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të luajnë ndaj Uellsit në kuadër të grupit B.
Kupa e Botës Katar 2022 ka filluar dje, ku u bë një ceremoni madhështore në nder të fillimit të saj, ndonëse u komentua jashtëzakonisht shumë./arbresh.info
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...
Osmani për Bordin e Paqes: Do të ndihmojë vendet anembanë bo...
Ivanka Trump publikon sërish foto nga Vlora: Shqipëria është...
Nottingham Forest huazon sulmuesin e Napoli
Të hënën protestë e transportuesve në Maqedoninë e Veriut, p...
Aksioni në Prizren, 4 prokurorë dhe 200 zyrtarë policorë u a...