Real Madridi ka siguruar vendin e tretë në Kupën Audi me fitoren ndaj Fenerbahces.
Ndeshja mes dy skuadrave evropiane solli gjithsej tetë gola, por ‘Los Blancos’ arritën të dalin fitues të këtij takimi duke siguruar kështu edhe vendin e tretë në Kupën Audi, shkruan portali arbresh.info.
Karim Benzema shënoi hat-trick (12′, 27′, 53′), ndërsa Nacho dhe Mariano shënuan golat e tjera për skuadrën e Zinedine Zidanes.
Te skuadra turke portën gjetën Rodrogues (6′), Dirar (35′) dhe Tufan (59′), ndërkohë që në golin e dytë krijoi një super asistim futbollisti kosovar Vedat Muriqi.
Ylli i Kosovës ishte i pranishëm në këtë ndeshje për 74′ minuta.
Finalja e Kupës Audi zhvillohet mbrëmjen e sotme (e mërkurë) mes Tottenhamit dhe Bayern Munichut./arbresh.info/
Manchester City synon Alejandro Balde, gati oferta 70 milion...
Gjini: Ftoj PDK-në e LDK-në ta krijojmë qeverinë e opozitës
Suharekë: 4 milionë euro për QKMF-në e re, njofton kryetari
MINTI publikon çmimet e derivateve
Vidhet një pistoletë në Deçan
Pejë: Sekuestrohen mallra kontrabandë me vlerë rreth 30 mijë...