Shqipëria ka pësuar humbje me rezultat minimal 1-0 ndaj Gjeorgjisë në kuadër të rrethit të dytë të Ligës së Kombeve.
Pas kësaj ndeshje u deklarua edhe mbrojtësi Marash Kumbulla i cili e cilësoi këtë përballje si të vështirë.
“Ndeshja ishte shumë e vështirë. Gjeorgjia është shumë e fortë me kundërsulme. Ka sulmues shumë të fortë. Ndoshta më mirë të bënim më shumë faule. Nuk kemi bërë sa duhet, por ecim përpara”.
Në fund ai përgëzoi të gjithë tifozët për atmosferën që krijuan në stadium.
“Na vjen keq për tifozët, atmosfera ishte shumë e bukur në stadium. Por shikojmë para për ndeshjet e radhës. Personalisht jam shumë i lumtur, pasi periudha prej një vit e gjysmë nuk ishte e lehtë për mua”.
“Kam marrë minuta në klub, në Espanyol. Edhe te Kombëtarja mora minuta dhe jam i lumtur. Vetëm me rezultatin jo”, ka thënë Kumbulla pas ndeshjes./Telegrafi/
Më pak orë pune, më shumë ditë pushimi: Holandezët punojnë 4...
Universiteti i Prishtinës shënon 56-vjetorin e themelimit
Votoi kundër rezolutës për Specialen, Geci: Shumë krenar për...
Në Speciale vazhdon seanca me deklaratat e mbrojtjes
Mot me vranësira dhe reshje lokale shiu, temperaturat deri n...
Haradinaj zbulon se iu ka bërë ftesë Hamzës e Abdixhikut për...