Marash Kumbulla është pjesë e Romës që dy vite dhe ngadalë por me hapa të sigurt po e merr vendin në formacionin bazë.
Pas një fillimi shumë të vështirë këtë edicion nën urdhrat e Mourinhos, Kumbulla ka filluar të luaj rregullisht.
Mbrojtësi shqiptar i është përgjigjur tifozëve të Romës në Twitter në disa pyetje që ata i kanë dërguar.
Fillimisht Kumbulla foli për marrëdhënien që ka me trajnerin Jose Mourinho, ku tha se është nder për të që punon me një trajner kaq të madh.
“Për një futbollist të ri, është një mundësi fantastike që të punosh me një trajner si Mourinho. Po mësoj shumë me të, sidomos nga ana e karakterit”.
“Ndihem mirë me Mourinhon, sepse unë i vlerësoj shumë personat e sinqertë”, tha fillimisht Kumbulla.
? Le risposte di @KumbullaMarash ?https://t.co/QOSuUN1DlA
— AS Roma (@OfficialASRoma) February 3, 2022
Tutje ai u pyet për shokun e skuadrës më të vështirë për tu markuar gjatë stërvitjeve dhe ai zgjodhi dyshen Zaniolo – Abraham.
“Sulmuesit tonë janë shumë të fortë, kështu që po them Zaniolo dhe Abraham”, tha Kumbulla.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...