Napoli po kërkon një qendërmbrojtës, pasi Kostas Manolas u rikthye në Greqi, ndëra Kalidou Koulibaly do të luajë me Senegalin në Kupën e Kombeve të Afrikës.
Luciano Spalleti aktuaisht ka vetëm dy qendra të mbrojtjes në skuadër: Amir Rrahmanin dhe Juan Jesus.
Corriere dello Sport raporton se Napoli po tenton të afrojë në skuadër Marash Kumbullën.
Mbrojtësi i kombëtares shqiptare është pjesë e Romës, por Jose Mourinho nuk e ka në plane, mendim që e ka shprehur edhe publikisht.
Kumbulla është një preferencë e vjetër e Cristiano Giuntoli, drejtorit sportiv të klubit, teksa edhe trajneri Spalletti ka dhënë konfirmimin e tij për afrimin e 21-vjeçarit shqiptar.
Napoli po tenton ta marrë lojtarin në huazim me të drejtë blerje.
Nëse arrihet marrëveshja mes palëve, Kumbulla do të kishte shok ekipi përsëri Rrahmanin, me të cilin formoi një dyshe fantastike kur ishin pjesë e Hellas Verona.
Trupi mban mend atë që mendja harron: Pse reagojmë pa e ditu...
MRI e konfirmon: 150 minuta ushtrime në javë mund ta bëjnë t...
Konjufca: Kur është puna për UÇK-në s’ka parti politike
Reshje të dendura bore në veri të Shqipërisë, autoritetet bë...
Ukraina kërkon një datë për anëtarësim në BE
Vetura godet dy këmbësorë në Pejë