Sipas mediave italiane, Dejan Kulusevski i është nënshtruar një pjesë të ekzaminimeve mjekësore para se të nisej për në Londër që ta kompletojë transferimin te Tottenham Hotspur së bashku me Rodrigo Bentancur.
Ish-drejtori i Juventusit, Fabio Paratici, ka arritur marrëveshje të dyfishtë me klubin e vejtër për t’i dërguar dy futbollistët te Spursat.
Kulusevski do të huazohet për një vit e gjysmë për pesë milionë euro, me obligim blerjeje për 35 milionë euro të tjera, në rast se Tottenhami kualifikohet në Ligën e Kampionëve dhe nëse ai luan së paku në gjysmën e ndeshjeve.
Atje do ta shoqërojë edhe Bentancur, i cili do të shihet për 19 milionë euro dhe gjashtë milionë të tjera në formë shtesash (ndërsa 30 për qind të tyre, Juve ia ka borxh Boca Juniors). /Telegrafi/
#Kulusevski partenza per Londra slitta alle 20, ma ha già fatto una parte delle visite per il #Tottenham a #Torino
— Alfredo Pedullà (@AlfredoPedulla) January 30, 2022
Irani arreston politikanë të shquar reformistë, përmend “lid...
38 aksidente dhe mbi 2100 gjoba të shqiptuara brenda 24 orëv...
Osmani: Pavarësisht sfidave, rruga e Kosovës drejt NATO-s dh...
Gyokeres pret më shumë gola për Arsenalin: Gjithmonë mund të...
Tre të arrestuar në Pejë pasi sulmuan një person, policia ko...
Arrestohet në Graqanicë një person i dyshuar për vjedhje në ...