Problemet për ekipit shqiptare që kanë në skuadër lojtarë nga Kosova nuk mbarojnë kurrë.
Kukësi ndeshjen e kthimit e zhvillon ndaj Qarabagut të Azerbajxhani që nuk e njeh Kosovën si shtet dhe për pasojë portieri i Përfaqësuese së Kosovës, Faton Maloku, nuk mund të futet në këtë vend.
27-vjeçari nga Gjilani ka qenë pjesë e Kukësit në tri ndeshjet e Ligës së Kampionëve, ndërsa nuk ka debutuar ende, por klubi shqiptar është shumë i shqetësuar me mungesën e tij.
Kukësi ka edhe dy lojtarë nga Kosova, Donjet Shkodrën dhe Besar Musollin. Shkodra ka pasaportë belge, ndërsa Musolli ka pasaportë shqiptare.
Drejtuesit e Kukësit kanë protestuar jo pak për vendimin e azerëve, por nuk kanë pasur çfarë të bëjnë dhe janë munduar të shmangin përplasjen, shkruan Sport ekspres.
Klubi ka marr me vete portierin e tri Jetmir Basha.
Ndeshja mes Qarabagut dhe Kukësit zhvillohet sot (e mërkurë) nga ora 19:00. Përballja e parë ishte mbyllur pa gola, me djelmoshat e Armando Cungut që kërkojnë të bëjnë mrekullinë për të kaluar tutje.
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës