Trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka uruar xhudisten Distria Krasniqi pas suksesit të saj në Kampionatin Botëror në Budapest, ku u shpall nënkampione në kategorinë deri në 52 kg.
“Nënkampione Botërore! Urime Kosovë, urime shqiptarë kudo që jeni!”, shkroi Kuka në Facebook. Ai theksoi se performanca e Disit ishte e shkëlqyer dhe se kjo është medalja e nëntë për Kosovën në kampionate botërore.
Kuka u shpreh i vendosur se puna e federatës do të vazhdojë përkundër pengesave: “Nuk do të ndalemi, mos u habitni!”, ka shkruar Kuka në Facebook.
27 vjet nga masakra e Lybeniqit
51 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 1 mijë 700 tik...
Kurti i pikëlluar nga humbja e ‘Dardanëve’: Jemi shumë afër ...
Përfundon afati për deklarimin e pasurisë për zyrtarët publi...
Pas 52 vitesh, NASA dërgon sërish astronautë drejt Hënës
17-vjetori i anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, Begaj: Mbet...