Interi ka bërë të ditur zyrtarisht se të gjithë lojtarët e zikaltërve kanë dalë negativë në testin për virusin Covid-19, duke lajmëruar njëkohësisht se stërvitjet do të nisin nga sot, e premte.
Qysh më herët ishte raportuar se Interi do t’i fillonte seancat stërvitore në kampion Appiano Gentile në grupe prej gjashtë lojtarëve, përderisa klubet italiane po bëhen gati për ta rinisur sezonin e Serisë A, transmeton Gazeta Express.
Tani klubi e ka konfirmuar se seancat stërvitore do të nisin nga sot, përderisa e ka konfirmuar se edhe të gjithë lojtarët kanë dalë negativë në testin për virusin Covid-19.
“Inter lajmëron që të gjitha testet mjekësore të cilat e kreu ekipi i parë dolën negative. Stërvitjet individuale opsionale do të nisin nga sot”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga Interi.
“Klubi vazhdon të jetë i përqendruar për ta respektuar protokollin për shëndetin e lojtarëve dhe të gjithë anëtarëve të klubit, në pajtim me udhëzimet e qeverisë për mbrojtjen e shëndetit publik”.
Shumica e klubeve të Serisë A tashmë janë kthyer në stërvitje, megjithatë këto stërvitje janë opsionale – vetëm lojtarët që duan të shkojnë në kamp mund ta bëjnë këtë, përderisa të tjerët mund t’i vazhdojnë stërvitjet nga shtëpia.
Papa Leo shënon Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit
Tragjedia ku vdiqën dy fëmijët në Durrës, banorët: Shoferi k...
I ftuar në Samitin e Komunitetit Politik Europian, Rama nise...
Pedri thyen rekordin historik të Messit te Barcelona
Kurti në takim me kryeministrin e Armenisë: Paqja ka nevojë ...
Aksident mes dy veturave në Klinë, tre të lënduar