Mbappe është gati për lojë, ashtu edhe Cavani – Neymar mungon pas lëndimit me Brazilin dhe do të jetë jashtë së paku për një muaj.
Thomas Tuchel humbi ditë më parë Neymarin, që do të jetë jashtë fushave për të paktën katër javë.
Por, trajneri i PSG-së ka fituar dyshen: Kylian Mbappe dhe Edinson Cavani.
Ata janë rikthyer në skuadër pas vuajtjeve me lëndime të shpeshta që nga starti i sezonit.
Mbappe u desh të largohej nga grumbullimi me Francën për shkak të disa shqetësimeve të vogla, dhe Tuchel është i lumtur që për dy javë e pati atë në shtëpi, çka edhe ia mundësoi të rikuperohet plotësisht për sfidën e nesërme kundër Nice, që do të zhvillohet nga ora 20:45.
Lajmi tjetër i mirë është Cavani, i cili s’ka luajtur që nga gushti. Ai është ftuar dhe është i gatshëm për Nicen.
Ushtarët britanikë të KFOR-it nderohen me medalje
IKSHPK-ja alarmon për pasojat nga ndotja e ajrit
Specialja s’e njeh Avokatin e Popullit të Kosovës, për rapor...
Vuçiç: Serbia gati të financojë autostradën deri në Mitrovic...
Polonia ngre alarmin: NATO po shpërbëhet
Kurti, për masakrën e Studimes: Krimet e Serbisë nuk harrohe...