Federata e Futbollit të Kosovës, sot në ora 11:00 do të mbaj Kuvend Zgjedhor e cila do të zhvillohet në ambientet e FFK-së.
Dje, FFK ka lajmëruar se vetëm një medium do të ketë të drejtë të kenë të pranishëm në sallën e Kuvendit, ndërsa mediat tjera, nuk do të mund të kenë akses e arsyetimin e “hapësirës dhe numrit të kufizuar të pjesëmarrësve”, përcjell arbresh.info.
Prezent në këtë Kuvend Zgjedhor është edhe Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi.
Kransiqi ka thënë se KOK-u ka ndjekur me vëmendje këtë proces dhe do të kërkojnë të respektohen të gjitha aktet normative.
“KOK ka ndjekur me vëmendje këtë proces. Siç jemi deklaruar më parë, deklarohemi edhe këtu. Kërkojmë nga ju të respektohen të gjitha aktet normative. Ndodhem këtu për të monitoruar këtë Kuvend, ku shpresoj të shkojë gjithçka mbarë, në suaza të Fair Play. KOK do të vazhdojë të ketë raporte të mira me FFK, për të avancuar futbollin si sportin më masiv në vendin tonë.”- ka thënë Krasniqi. /arbresh.info/
Conte flet për dëmtimin e Rrahmanit
Zyra e Kryeministrit jep detaje rreth diskutimit mes Kurtit ...
Rreth një orë bisedë, përfundon takimi i Kurtit me Ramën pa ...
Dion Gallapeni tranferohet tek Wisla Plock
Programi shtetëror për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosova
Policia e Kosovës me plan operativ për ditën e Pavarësisë së...