Arda Guler është një nga emrat e mëdhenj të Realit të Madridit për sezonin e ardhshëm, ose të paktën kështu shpresojnë tifozët. 19 vjeçari turk ka dhënë sinjale të një talenti të madh që shpreson t’i konfirmojë me më shumë minuta në fushë.
Dëshira e tij për të mësuar dhe për t’u përmirësuar ka rënë në sy të një prej mesfushorëve më të mirë të dekadës së fundit, Toni Kroos i cili u shpreh;
“Ajo që e dallon Arda nga lojtarët e tjerë të rinj është se është i hapur për të mësuar. Që kur erdhi te Reali, i ka kushtuar shumë vëmendje asaj që bënim para dhe pas stërvitjes. Nuk ka shumë lojtarë të tillë sot”, – deklaroi mesfushori gjerman që është tërhequr vetëm prej pak ditësh nga futbolli i luajtur me Kroos që vlerësoi vullnetin e Guler për të përmirësuar cilësitë e tij, – “Dëshiron me të vërtetë të mësojë dhe të përmirësohet. Ka një teknikë dhe goditje të pabesueshme, e kemi vënë re të gjithë që nga seanca e parë stërvitore”.
Arda Guler ka mundësinë për t’i treguar Carlo Ancelottit gjatë turneut në Shtetet e Bashkuara se është i aftë të marë më shumë minuta nga ato që ka patur në vitin e tij të parë në Bernabeu.
Sekretari i PDK-së në Malishevë: Fatmir Limaj duhet të rikth...
Bedri Hamza: PDK është gati për zgjedhjet e 28 dhjetorit
Vizitë në terren/ Kurti dhe Çeku inspektojnë projektet kapit...
Zelensky: Sulme të reja ruse në infrastrukturën civile
Vrasja e biznesmenit në Elbasan, Gjykata lë në burg të arres...
Policia e Shtetit sekuestron qindra fishekzjarrë në Tiranë