Google ADS

Kroos: Ndeja e organizuar nga Ronaldo ishte një gabim

19:50 | 19 Shkurt 2015
Arbresh Info

Gjermani mendon se Ronaldo nuk do duhej ta mbante ndejën për të festuar ditëlindjen e tij pas humbjes nga Atlectico me rezultat 4 me 0.

Edhe pse skuadra e tij pësoi një humbje të thellë nga rivalët e qytetit, Ronaldo festoi ditëlindjen e 30-të në një ndejë të organizuar nga vet ai.

Kjo shkaktoi debate të shumta tek tifozët madrilen, madje disa prej tyre dolën edhe me parulla kundër Ronaldos, duke e quajtur si turp atë se çfarë kishte bërë Ronaldo.

Kroos tregon se nuk është i befasuar nga reagimet e tifozëve, pasi e kishte pritur një reagim të tillë.

“Unë isha ftuar nga Ronaldo por nuk shkova për arsye se e dija se çfarë mund të ndodhte,” deklaroi Kroos për televizionin gjerman ZDF.

“Nuk ishte koha për festë pas një humbje të tillë, por shumë persona ishin të ftuar dhe nuk është e lehtë ta anulosh atë.”

Pavarësisht një humbje të tillë, Kroos mendon se Reali nuk është në krizë dhe se ajo ishte një lojë e vetme të cilën duhet harruar.

Reali që nga ajo kohë ka shënuar dy fitore radhazi, ndaj Deportivos në ligë dhe ndaj Schalke në ligën e kampionëve.

Reali pritet të shënoj fitoren e tretë radhazi, nëse shënon fitore të dielën ndaj Elche.

Shpërndaje në rrjete sociale