Google ADS

Kroacisë i largohet kapiteni nga Euro 2016

14:16 | 13 Qershor 2016
Arbresh Info

Ylli i Shakhtar Donetsk është larguar nga turneu madhështor për shkak se babai i tij ka ndërruar jetë vetëm një ditë pasi ata mposhtën Turqinë.

Darijo Srna po largohet nga Kampionati Evropian 2016 pas vdekjes tragjike të babait të tij, shkruan portali arbresh.info. Kapiteni i Kroacisë do të jetë prezent në funeralin e babait të tij të hënën, vetëm një ditë pasi ata mposhtën Turqinë me rezultat 1-0.

“HNS shpreh ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta për kapitenin tonë dhe familjen e tij”, shkruan në një deklaratë Federata e Futbollit të Kroacisë.

Srna e kuptoi që babai i tij ka ndërruar jetë pasi ata përfunduan ndeshjen e tyre të parë në Euro 2016./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale