Google ADS

Kroacia nis mbarë Europianin, mposht Turqinë

17:30 | 12 Qershor 2016
M. A.

Kroacia ka nisur mbarë Kampionatin Evropian duke fituar në ndeshjen e parë të Grupit D, të njohur edhe si “Grupi i Vdekjes”.

Kroatët mposhtën Turqinë me rezultat 1 me 0.

Të vetmin gol e shënoi Luka Modriq në minutën e 41-të me një gjuajtje të fuqishme nga distanca.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe Spanja e Çekia që nesër zhvillojnë takimin e parë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Shpërndaje në rrjete sociale