Kroacia ka arritur të shënoj një fitore të rëndësishme në duel ndaj Çekisë me rezultat 5-1 në kuadër të kualifikimeve për Kampionat Botëror.
Tre minuta para fundit të pjesës së parë Kramaric zhbllokoi shifrat për kroatët, shkruan Arbresh.info.
Kurse Çekia u kundërpërgjigj në minutën e 58-të, ku barazoi me anë të Thomas Soucek.
Katër minuta më vonë, Kroacia fitoi penallti të cilën në gol e shfrytëzoi veterani, Luka Modric.
Pas gjashtë minutash, kroatët realizuan sërish kësaj here shënoi Perisic, teksa Kramaric asistoi. Në minutën e 72-të, Kroacia fitoi penallti përsëri, dhe këtë herë, gjuajti Ante Budimir, ku shënoi për 4-1.
Kramaric ishte protagonist edhe në golin e pestë të kroatëve, pasi mori një top nga Modrici, shënoi për ta vulosur fitoren e Kroacisë.
Kjo është fitorja e dytë e përfaqësueses ballkanase në po aq ndeshje dhe tashmë kanë gjashtë pikë, tri më pak se Çekia që prinë në grupin L, me katër ndeshje të luajtura./Arbresh.info
Foshnjat pa mbrojtje nga diarreja e rëndë, institucionet: Je...
Sonte ndërrohet ora
Trepça nënshkruan kontratë mbi 25 mijë euro për furnizim me ...
Tronditëse: Foshnja 5-muajshe dërgohet pa shenja jete në Urg...
Vidhet një veturë afër aeroportit të Prishtinës, lëshohej pë...
Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në k...