Falë fitores 1-0 si mysafir ndaj Salzburg, Inter siguroi kualifikimin mes 16 më të mirave në Champions League. Zikaltërit mund t’i luajnë më të qetë dy ndeshjet e mbetura në Grupin D dhe të mendojnë vetëm për të marrë kreun e grupit, një sfidë që e kanë vetëm me Real Sociedad.
Për t’u rikthyer te sfida me Salzburg, pjesë e saj nga minuta e 61-të u bë edhe Kristjan Asllani. Tekniku Simone Inzaghi ka nisur t’i besojë gjithnjë e më shumë mesfushorit shqiptar. Pas ndeshjes, 21-vjeçari u shpreh se është përmirësuar në shumë aspekte, kjo edhe falë ndihmës së shokëve në stërvitje.
“Këtë vit ndjej që jam përmirësuar në shumë aspekte, kjo është edhe një meritë e shokëve që më ndihmojnë shumë në stërvitje. Po rritem shumë. Jam i lumtur që u aktivizova dhe që fituam ndaj Salzburg. Ishte thelbësore, e dinim që ishte e komplikuar”, tha Asllani.
“Por, tani jemi të kualifikuar dhe mund t’i presim me më shumë qetësi ndeshjet e radhës. U munduam të mos i lejonim hapësira Salzburgut sepse janë një skuadër e rrezikshme dhe që vrapon shumë. Ishim të zotët që me anë të përulësisë të merrnim rezultatin e duhur” , shtoi ai.
Ai foli disa fjalë edhe për tifozët.
I falenderojmë sepse ata janë gjithmonë fantastikë. Nuk e di çfarë do të bënim nëse nuk do të ishin ata, duhet të vazhdojmë në këtë rrugë dhe të fitojmë ndeshjet edhe për ata”, u shpreh Kristjan Asllani.
Për Asllanin kjo është ndeshja e katërt radhazi që po merr minuta nga Inzaghi. /ss
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...
Libohova tërheq turistë edhe në dimër, vizitorët kërkojnë të...
Sulm fizik gjatë një ahengu në Leposaviq, viktima dërgohet p...
24 vjet nga lirimi i Albin Kurtit nga burgu i Nishit