Sigal Prishtina është duke përjetuar një sezon të vështirë duke nisur nga rezultatet tek largimet e deri tek kryesia e klubit.
Ndonëse pa një njoftim nga klubi kryeqytetase, ish-qendra kryeqytetase Kelby Kramer është larguar nga skuadra, shkruan Arbresh.info.
Ai është transferuar tek Pioneros de Avila në Venezuelë, ku është bërë tashmë edhe zyrtare në faqet e klubit.
Kramer nuk është paraqitur në fundjavë në ndeshje me Trepçën madje nuk ishte as në rosterin e skuadrës.
View this post on Instagram
Prishtina ende nuk ka dalë me një njoftim për lojtarin. Derisa sot klubi mban një konferencë të jashtëzakonshme për media, ku pritet të shpalosen shumë gjëra sa i përket të ardhmes së klubit.
Kujtojmë se kjo është një nga periudhat më të vështira në historinë e klubit më të suksesshëm kosovar, ku këtë edicion ndodhen në pozitën e parafundit pas 21 xhirove me tetë fitore e 13 humbje./Arbresh.info
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...
Me 63 vota kalon shmangia e afatit për Projektligjin e produ...
Kryeministri Kurti mori pjesë në Konferencën e Londrës për M...