Ish sulmuesi i Argjentinës, Mario Kempes pretendon se është e pamundur për të krahasuar dy lojtarët të epokave të ndryshme, pasi Sergio Ramos e vendosi Lionel Messin para bashkëkombasit të tij, Diego Maradonas, në aspektin e aftësive.
Debati se cili mes dyshes është superior është ri-ndezur dhe Ramos pretendon që argjentinasi e di që sulmuesi i Barcelonës është lojtari më i mirë që ata kanë pasur ndonjëherë, transmeton portali arbresh.info.
“Është absurde, Messi është i mirë, por ai nuk ka fituar asnjëherë një Kampionat Botëror”, ka thënë Kemps për ‘La Gazzetta dello Sport’.
“Krahasimi i lojtarëve nga epoka të ndryshme është i pamundur. Unë kam fituar Kampionatin Botëror në vitin 1978, Maradona në vitin 1986 dhe Messi ende nuk ka asgjë, kjo është e vërteta”
Kemps shprehu gjithashtu zhgënjimin në barazimin e Argjentinës 1 me 1 kundër Islandës në takimin e tyre të parë duke shtuar se skuadra e tij nuk mund të mbështetet në Lionel Messin pas atyre gabimeve./arbresh.info/
Ish-ministri dhe gjashtë zyrtarët e arrestuar për korrupsion...
“Flasim me grushte”, Joshua i bën thirrje Tyson Furyt për nj...
Mbetet pa ujë një zonë në Fushë Kosovë pas shpërthimit të nj...
Amerika kryen sulme “masive” kundër ISIS-it në Siri
Presidenti Begaj: Gazetaria është profesioni më i bukur në b...
Ndez zjarrin, marrin flakë pesë vetura në Prishtinë