AS Roma ka arritur marrëveshje me mbrojtësin grek, Kostas Manolas, duke firmosur kontratën e re deri në qershor të vitit 2022.
Manolas ishte transferuar në gjigantin italian në vitin 2014 dhe deri më tani është paraqitur në 114 ndeshje duke realizuar vetëm dy gola, raporton “Gazeta dello Sport”, transmeton arbresh.info.
Mbrojtësi grek ishte shumë afër largimit në verën e kaluar, pasi kishte arritur marrëveshje me klubin rus, Zenit St. Petersburg por në fund kishte vendosur të qëndroj me klubin italian.
Drejtori sportiv i Romës, Monchi u shpreh shumë entuiziast për rinovimin e e kontratës me mbrojtësin.

“Jemi shumë të kënaqur me rinvomin e kontratës së Manolas, sepse kështu arritëm të plotësojmë vullnetin e futbollistit dhe njëkohësisht edhe të klubit”, tha Monchi.
Klauzola e tij besohet se është rreth 40 milionë euro. /arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...