Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me atë të Malit të Zi nesër (e hënë) në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.
Dardanët janë nikoqir të malazezëve në takimin e tetë të vlefshëm për Grupin A, ndeshje që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.
Ky takim është shumë i rëndësishëm për Përfaqësuesen e Kosovës, pasi me një fitore do të kishte shanse edhe më të mirë për kualifikim.
Faqja e specializuar e transferimeve Transfermarkt ka përpiluar vlerat e ekipeve të dy përfaqësueseve, ku Kosova ka vlerë më të madhe.
Sipas Transfermarkt, vlera e ekipit të Kosovës është 74.03 milionë euro apo diçka më shumë sesa që e kishte para takimit me Anglinë.
Lojtari më i vlefshëm i Dardanëve është Milot Rashica me 20 milionë euro, Vedat Muriqi me tetë milionë dhe Florent Hadergjonaj dhe Valon Berisha me nga shtatë milionë euro.

Në anën tjetër, ekipi i Malit të Zi vlen rreth 15 milionë euro më pak apo 58.95 milionë euro.
Tek fqinjët, lojtari më i vlefshëm i tyre është Stefan Savic, i cili vlen 35 milionë euro, ndërsa pas tij vjen Adam Marusic me shtatë milionë.

Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet e Botërorit 2028...
Gjermania e akuzon Rusinë për ndërhyrje në zgjedhje dhe sulm...
Ndalohet autobusi në Vërmicë, i gjenden mallra të padeklarua...
Raportohet se mund të ketë ngritje të faturave të ujit, ARRU...
Zhduket një grua në Lëbushë të Deçanit, intervistohen pesë p...
Aksident në Prishtinë, treni godet një automjet