Kosovare Asllani shënon dhe asiston në fitoren e thellë ndaj Portugalisë, Suedia kalon tutje si lidere e grupit

21:48 | 17 Korrik 2022
KRG

Kosovare Asllani ka shënuar golin e parë në Kampionatin Evropian “Euro 2022”.

Suedia sonte shënoi fitore të thellë 5:0 ndaj Portugalisë, në ndeshjen e tretë dhe të fundit në kuadër të Grupi C.

Kosovare Asllani la gjurmë në fitoren e suedezeve, pasi shënoi një gol dhe regjistroi një asistim.

Futbollistja nga Kosova ishte asistuese te goli i dytë i ndeshjes, që u shënua nga Filippa Angeldal në minutën e 45-të. E njëjta futbolliste kishte shënuar edhe golin e parë në minutën e 21-të.

Carole Costa me një autogol në minutën e shtatë shtesë të pjesës së parë, e dërgoi Suedinë në pushim me tri gola epërsi.

Kosovare Asllani u shënua në listën e autoreve të golave në minutën e 54-të, kur shënoi nga pika e bardhë.

Stina Blackstenius e vulosi fitoren e Suedisë me golin e shënuar në minutën 90+1.

Për më shumë shikoni momentin e golit: Video

Kështu, Suedia siguroi kalimin për në fazën tjetër të Evropianit si lidere e Grupit C, me 7 pikë dhe me bilanc prej dy fitoreve e një barazimi./GE/

Shpërndaje në rrjete sociale