Të gjithë negativ për COVID-19 te Kosova U-21, gati për ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Turqisë.
Kosova U21, do t’i luajë dy ndeshjet e fundit kualifikuese për ‘EURO 2021’, garë për të cilën i ka humbur shanset për kualifikim, ndërsa sot ka marrë rezultatet e testeve për koronavirus.
Të gjithë lojtarët dhe stafi i shpresave ka marrë rezultate negative për COVID-19.
Kosova U21 do t’i luajë dy ndeshjet e fundit kundër Shqipërisë dhe Turqisë.
Kundër vëllezërve, Shqipërisë, Kosova do të luaje të premten në stadiumin “Fadil Vokrri”, ndërsa do të udhëtojë për ndeshjen kundër Turqisë me 17 nëntor.
Kosova bën pjesë në grupin e tretë me Anglinë, Austrinë, Shqipërinë, Turqinë dhe Andorrën, në tetë takimet e zhvilluara Kosova numëron tri fitore dhe pesë humbje, renditet e katërta në tabelë me nëntë pikë.
Ndeshja e kaluar kundër Shqipërisë i takoi kuqezinjve me rezultat 2:1, ndeshje e cila ia humbi shpresat për kualifikim Kosovës, sa i përket me Turqinë kanë fituar në “Fadil Vokrri” me rezultat 3:1. /Gazeta Express/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...