Kosova U20 ka arritur një sukses historik në Kampionatin Evropian për grupmoshën U20, Divisoni B, i cili po mbahet në Yerevan të Armenisë.
“Dardanët” e rinj me sukses kanë kaluar fazën e grupit, duke dal në pozitën e dytë në me tre fitore e një humbje.
Ata ndodheshin në grupin D, së bashku me Turqinë, Hungarinë, Suedinë dhe Shqipërinë. Kosova u mposht vetëm nga turqit, dhe pati tri fitore tjera.
Kështu arriti të siguroj çerekfinalen ku aty e pret Zvicra e cila kishte përfunduar në pozitën e parë të grupit C. Zvicreanët pas pesë ndeshjeve kishin tri fitore e dy humbje, aq sa pati edhe Holanda e Austria, mirëpo në ndeshjet direkte ishin më të mirë.
Ndeshja mes këtyre dy kombëtareve luhet nesër me fillim nga ora 19:00. Fituesi i këtij çifti në gjysmëfinale takohen me kombëtaren e cila fiton duelin Letoni – Britani e Madhe./Arbresh.info
Selin: Gimbon sikur e kam kërkuar me laps dhe letër, më ka p...
Trump: Ultimatumi ndaj Iranit do të sjellë rezultat pozitiv
Ekspertët paralajmërojnë: Përdorimi i kokainës po del jashtë...
Rutte: Jam plotësisht i bindur se NATO do ta hapë Ngushticën...
Guardiola: Është gjithmonë speciale të fitosh një trofe, kem...
Detaje të reja për vrasjen në Podujevë, e dyshuara dhe vikti...