Kosova U-20 është mposhtur nga Suedia me rezultat 84:76 (16:16, 23:24, 21:20, 24:16).
“Dardanët” U-20 e filluan ndeshjen shumë mirë, madje duke shkuar në pushim me një pikë dallim apo me rezultat 39:40.
Edhe çereku i tretë ishte i barabartë, por çereku i fundit ishte vendimtar ku arritëm të shënonim vetëm 16 pikë, ndërsa kundërshtari shënoi 24.
Te Kosova në këtë ndeshje u dallua Bardh Istrefi me 21 pikë, si dhe Visar Ejupi me 15 pikë të tjera.
Kjo ishte humbja e dytë për Kosovën U20 në Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po mbahet në Shkup të Maqedonisë Veriore.
Ndeshja e ardhshme do të jetë të martën kundër Azerbajxhanit./Arbresh.info/
LVV sot mban tubim në Gjilan, merr pjesë Kurti
Tatimi në pronë deri 300%? Nga 1 janari në fuqi ligji që po ...
Dy të therur pas një përleshjeje në Vushtrri
Turqia ndaloi 115 të dyshuar të Shtetit Islamik para festave...
Paralajmërime për mot të ftohtë dhe erëra të forta në Britan...
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...