Kosova të shtunën përballet me Danimarkën, në njërën nga sfidat më të rëndësishme në vitet e fundit në basketboll, shkruan Arbresh.info.
Dardanët duhet të fitojnë me 7 pikë dallim ose më shumë për tu kualifikuar në kualifikimet e Eurobasket 2025.
Ky është Rrethi i Tretë Parakualifikues, ku në grup ishte edhe Zvicra, që pësoi katër humbje. Danezët kanë tri fitore, kurse dardanët dy fitore e një humbje.
Danimarka fitoi ndeshjen e parë ndaj Kosovës 82:75.
Nga kjo ndeshje do të vendoset kombëtarja e fundit që do të marrë pjesë në kualifikimet për Eurobasket 2025. 32 shtete marrin pjesë, ku më pas 20 prej tyre kalojnë tutje, ndërsa Evropiani pas dy vjetësh do të zhvillohet në Letoni, Poloni, Finlandë dhe Qipro.
Ndeshja Kosovë-Danimarkë zhvillohet më 5 gusht në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, ndërsa biletat kanë filluar të shiten dhe kushtojnë 3 Euro.
Basketbollistët e Kosovës kërkojnë përkrahjen nga tifozët, në këtë ndeshje shumë të rëndësishme./Arbresh.info/
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...