Kosova renditet e para në sportin e xhudos në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”

18:44 | 30 Qershor 2022
KRG

Sportistët nga Kosova, në sportin e xhudos kanë siguruar katër medalje në Lojërat Mesdhetare në “Oran 2022”.

Distria Krasniqi dhe Laura Fazliu, kanë siguruar medalje të arta, ndërsa Flaka Loxha dhe Akil Gjakova kanë siguruar të bronztë.

Kosova ka arritur të fitojë katër medalje dhe  me këto katër medalje, është renditur në vendim e parë në Lojërat Mesdhetare, sa i përket sportit të xhudos, përcjell arbresh.info.

Ndërsa sa i përket në renditjen e përgjithshme, Kosova gjendet në pozitën e 13-të.

Në vendin e parë, është Turqia me 19 medalje të arta, 9 të argjendta dhe 15 të bronztë./ arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale