Kombëtarja e Kosovës ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit nëntor, ku do të përballet me Slloveninë dhe Zvicrën.
Pas mungesës në tetor për shkak të lëndimit, kapiteni Amir Rrahmani rikthehet në skuadër, ndërsa në listë është ftuar edhe Baton Zabërgja.
Nga ana tjetër, Florent Hadërgjonaj dhe Florian Haxha këtë herë janë përfshirë në listën rezervë.
Lista e plotë e Kosovës:
Portierë: Arijanet Muric, Amir Saipi, Visar Bekaj, Faton Maloku
Mbrojtës: Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Lumbardh Dellova, Fidan Aliti, Ilir Krasniqi, Albian Hajdari, Kreshnik Hajrizi, Dion Gallapeni, Leard Sadriu
Mesfushorë dhe sulmues: Valon Berisha, Elvis Rexhbecaj, Leon Abdullahu, Veldin Hoxha, Lindon Emërllahu, Meriton Korenica, Ermal Krasniqi, Baton Zabërgja, Edon Zhegrova, Milot Rashica, Florent Muslija, Fisnik Asllani, Vedat Muriqi
Përfaqësuesja e Kosovës pritet të zhvillojë këto ndeshje në kuadër të përgatitjeve për ciklin e ardhshëm të garave ndërkombëtare.
I ndalet rryma në Klinë, Bedri Hamza kërkon që më 28 dhjetor...
Durmishi: Autostrada e Gjilanit përfundon brenda një viti
Specialja s’ia lejon Salih Mustafës ta vizitojë babën, OVL: ...
Labi e akuzon Jasminën se e shtyu
Ulutash: NATO që dy vite kërkon që sulmuesit e Banjskës të s...
Qindra migrantë mbërrijnë në Kretë