Skuadra e Kosovës në futboll në konkurrencën e femrave ka mbajtur sot stërvitjen e fundit para ndeshjes miqësore me Maqedoninë e Veriut, e cila zhvillohet nesër në Shkup.
Përgjatë këtyre tre ditëve, Dardanet kanë praktikuar gjëra të ndryshme, të cilat u kanë ndihmuar që të përmirësohen në fushën e lojës.
Futbollistet Erëleta Memeti dhe Lavdije Behramaj janë shprehur optimiste për ndeshjen në udhëtim ndaj Maqedonisë së Veriut, derisa pohojnë se atmosfera brenda ekipit është shumë pozitive.
Ndërsa, vet përzgjedhësja Karin Annel Andersen, ndër të tjera tha se gjatë këtij grumbullimi kanë praktikuar ushtrime të ndryshe si në sulm ashtu edhe në mbrojtje por që nesër më shumë do të luajnë në sulm.
“Gjendja e futbollisteve në grup është e ndryshme pasi që dikush vjen nga ndeshjet që kanë zhvilluar në fundjavë në ekipet e tyre respektive, ndërsa të tjerat vijnë nga pushimet verore por që sa herë luajmë si Kosovë punojnë shumë si ekip për t’u përmirësuar dhe për të fituar ndeshjet sigurisht”, ka thënë Andersen.
Ndërsa për kundërshtarin tha se është ekip i mirë dhe është i fortë në sulm, prandaj sipas saj 90 minutat e miqësores së nesërme nuk do të jenë aspak të lehtë./arbresh.info/
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës