Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll, është kualifikuar në gjysmëfinalen e Botërorit për vendet në zhvillim, që po zhvillohet në Kosovë, pasi që sonte në kryeqytet mposhti Estoninë, me rezultat 31-30, në sfidën e çerekfinales.
Hendbollistët e Kosovës kanë zhvilluar një ndeshje mjaft të mirë kundër estonezëve, të cilët nuk u dorëzuan deri në fund të ndeshjes.
Estonia më mirë e ka nisur lojën në përballje me përfaqësuen tonë, mirëpo, të përzgjedhurit e Taip Kabashit në finish të pjesës së parë e morën dominimin në fushë, duke e shkrirë epërsinë e mysafirëve dhe në pushim shkuan më tri gola (17-14), transmeton kp.
Lojë mjaft e fortë është luajtur në pjesën e dytë nga të dy skuadrat, por skuadra jonë vazhdimisht ishte në epërsi. Finishi i kësaj ndeshje ka qenë mjaft dramatike, sepse në tre minutat e fundit të kësaj super sfidë, epërsia e përfaqësues sonë ishte në vetëm një gol. Hendbollistët tonë më angazhim maksimal ia dolën që në fund t’i gëzohen fitores së madhe kundër Estonisë, me rezultat përfundimtar 31-30.
Shënuesi më i mirë për Kosovën ishte Krasniqi më 10 gola, ndërsa p unë të madhe kreu edhe portieri Curri, i cili bëri disa pritje fenomenale.
Skuadre belge ofertë për Zenelin, Elfsborg e vlerëson më shu...
Arsenal kalon në gjysmëfinale të Carabao Cup, eliminon Cryst...
Pavarësisht kundërshtimit të Perëndimit, Serbia zgjat marrëv...
Policia arreston dy të dyshuar për kontrabandim me migrantë
Zhegrova mungoi në stërvitjen e sotme të Juventusit, zbulohe...
Arrestohet 14-vjeçari shqiptar në Greqi, mbante thikë në amb...