Kosova e ka mbyllur pjesën e parë në epërsi ndaj Sllovenisë (1-0), në një ndeshje që Dardanët po e luajnë shumë mirë.
Kosova ka nisur ndeshjen ndaj Sllovenisë me një ritëm të lartë, duke ushtruar presion që nga minuta e parë. Jo shumë vonë, në minutën e 6-të, Fisnik Asllani shënoi golin e parë për Dardanët.
Pas një pasimi të saktë nga Mërgim Vojvoda, Asllani u fut në zonë dhe gjuajti drejt këndit të poshtëm të portës së Jan Oblak, duke zhbllokuar sfidën (0-1).
Goli i hershëm i Kosovës dha një avantazh psikologjik dhe i dha ekipit vetëbesim për të kontrolluar lojën.
Foto: Sefer Aliçkaj
Pjesa e parë vazhdoi me disa raste të tjera të rrezikshme nga të dyja palët, me Slloveninë që tentoi, por portieri Amir Saipi qëndroi i qetë dhe nuk lejoi gol, pas gjuajtjes së Tomi Horvat.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 për Kosovën, një ndeshje e mirë e Dardanëve, që kontrolluan lojën dhe rrezikuan disa herë portën kundërshtare.
Kosova kërkon të ruajë këtë avantazh dhe të sigurojë të paktën një pikë për Play-Off-in në pjesën e dytë.
Irani mohon bisedimet me SHBA-në
Osmani kujton Madeleine Albright: Kosova do ta kujtojë me mi...
Trepça rinovon kontratën me trajnerin Adis Beciargic
“Na pret një kundërshtar i vështirë dhe kërkues”...
Kurti: Zvicra është një nga partnerët më çmuar të Kosovës
Flick shpallet trajneri më i mirë i muajit mars në La Liga