Pas humbjes nga Zvicra, Kosova është mundur edhe nga Irlanda.
Skuadra jonë është mundur në Dublin nga Irlanda, me rezultat 91:85 (24:12, 18:25, 31:21,18:27 ), ndeshje kjo e zhvilluar në kuadër të parakualifikimeve për Kupën e Botës 2027.
Irlanda e nisi më mirë lojën duke e mbyllur me dhjetë pikë diferencë çerekun e parë (24:12).
Kosova arriti ta ngushtonte epërsinë në çerekun e dytë, ku e mbylli me shtatë pikë avantazh (18:25), sidoqoftë Irlanda ishte përpara në rezultatin e përgjithshëm pas pjesës së parë (42:37).
As në periudhën e tretë dhe të katërt, skuadra jonë nuk ia doli që të gjejë lojën e tyre më të mirë.
Irlanda e rriti edhe më shumë avantazhin kur e mbylli çerekun e tretë me 10 pikë para (31:21).
Në dhjetëminutëshin e fundit, kombëtarja jonë dominoi, por jo edhe sa për të përmbysur avantazhin e irlandezëve.
Kosova mbetet në pozitën e tretë me katër pikë aq sa ka edhe Irlanda në vendin e fundit./rtk
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026