Kosova mposhtet nga Ukraina në Futsall

18:57 | 9 Nëntor 2022
KRG

Kombëtarja e Kosovë ne Futsall, është mposhtur nga Ukraina me rezultat 2-5, ë ndeshjen e vlefshme për kualifikim në Kampionatin Botëror.

“Dardanët” kanë pësuar humbje si vendas në “Pallatin e Rinisë dhe Sporteve” në Prishtinë, shkruan arbresh.info.

Pjesa e parë e ndeshjes ka përfunduar e rezultat 1-2, mirëpo Kosova  kishte shpresa për një fitore në pjesën e dytë.

Mirëpo në pjesën e dytë, mysafirët treguan dhembët dhe arritën fitore me rezultat 2-5.

Vlen të cekët se kishte një numër të konsiderueshëm të tifozëve, mirëpo mungonte një organizim nga tifogrupi i Kombëtares “Dardanët”. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale